Site icon PrishtinaPress

Muriqit i rikthehet buzëqeshja: Dita e parë në shtëpi

Vedat Muriqi e kaloi një periudhë të vështirë në javët e fundit, mbi të gjitha kur nuk arriti t’i kalonte vizitat mjekësore në Club Brugge.

Por, duket se këto ditë të errëta kanë marrë fund për sulmuesin kosovar.

Së fundmi, 28 vjeçari u bë lojtar i Mallorcas, me të cilën nënshkroi kontratë pesëvjeçare.

E përfaqësuesi kosovar i është bashkuar ekipit spanjoll në stërvitje.

Prizrenasi po ndihet mjaft mirë në klubin nga La Liga.

“Dita e parë në shtëpi”, ka shkruar ish-futbollisti i Fenerbahçes në llogarinë e tij në “Twitter”.

Muriqi e kishte kaluar një gjysmë sezoni mjaft pozitiv në Mallorca, ku ishte huazuar nga Lazio, duke i realizuar 5 gola, ndërsa i kishte bërë edhe 3 asistime në 16 ndeshje.

Për të, interesim kishin shfaqur edhe Galatasaray në Turqi dhe Hull City në Angli, por ai vendosi të rikthehet aty ku e duan të gjithë.

Exit mobile version