Sulmuesi i Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi ka folur gjatë në një intervistë për gazetën më të madhe spanjolle “Marca”.
Ndër tjerash gjatë aventurës së tij në Mallorca, Muriqi është pyetur edhe për kohën e luftës në Kosovë.
Muriqi ua ka bërë të qartë krimet që regjimi serb i kishte kryer në Kosovë, e që sipas tij, asnjë qenie njerëzore nuk duhet t’i shohë gjërat që i ka parë ai gjatë asaj kohe.
“Unë gjithmonë them që asnjë qenie njerëzore nuk duhet të shohë gjërat që kam parë unë gjatë atyre viteve. Duhet të arratisesh nga shtëpia se erdhën disa ushtarë, të thanë se do të vendosin bomba dhe ti duhej të ikje. Shkuam në Shqipëri dhe ishte një kohë shumë e vështirë. Nëse shikoj pjesën pozitive, të jetosh që tani më bën të vlerësoj gjërat e vogla shumë më tepër”, tha Muriqi.
Vedat Muriqi është një nga futbollistët më të spikatur aktualisht në La Liga.
Sulmuesi nga Prizreni është pjesë e Mallorcas nga janari i vitit 2022 si i huazuar, për t’u blerë në verë përfundimisht nga Lazio./Prishtinapress/