Site icon PrishtinaPress

Muriqi i kryen vizitat mjekësore në këtë klub sot


Vedat Muriqi dështoi së fundmi në vizitat mjekësore me Club Brugge dhe me këtë rast atij iu desh të rikthehet përkohësisht në Itali.

Sulmuesi kosovar tash duhet ta shikojë ndonjë destinacion tjetër.

28 vjeçari ka përfunduar në Romë dhe sot do t’ju nënshtrohet sërish vizitave mjekësore, por këtë radhë tek klubi që e mban kartonin e tij, Lazio, shkruajnë mediat italiane.

Muriqi këtë mëngjes do të shkojë në qendrën mjekësore Paidea, ku do t’i bëjë kontrollet, por nuk do të shkojë më pas në Auronzo di Cadore për t’iu bashkuar bashkëlotarëve.

Kjo pasi trajneri Maurizio Sarri nuk llogarit më në shërbimet e përfaqësuesit kosovar, të cilin po mundohet ta sistemojë diku tjetër Lazio.

Club Brugge konstatoi se Muriqit i nevojiten 6-8 javë për t’u shëruar dhe për të qenë gati, prandaj kërkoi që ta huazoi lojtarin ose ta blejë më lirë.

Por, Lazio ishte kategorike për “jo” pasi palët kishin tashmë marrëveshje.

Madje, “Biancocelesti” po planifikojnë të ankohen në FIFA për këtë rast.

Mbetet të shihet se cili do të jetë klubi i ardhshëm i Muriqit. Prizrenasin e do Mallorca, ku e pati një eksperiencë pozitive për gjashtë muaj, por edhe Galatasaray e Fenerbahçe në Turqi dhe Hull City në Angli.

Exit mobile version