1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Muriqi: E di që jam i shëmtuar, mendoj se gruaja ime nuk sheh mirë

Vedat Muriqi është njëri prej yjeve të momentit në futbollin evropian.

Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Mallorcaas, me të cilën i ka realizuar 8 gola në 12 ndeshje sa i ka zhvilluar deri tash në La Liga.

28 vjeçari është i vetëdijshëm se nuk është njëri prej lojtarëve të pashëm, por nuk e ka këtë problem.

Ai është i lumtur me pamjen e tij, ndërsa e ngacmoi gruan e tij për përzgjedhjen e shokut të jetës.

“Aguirre thotë se jam i shëmtuar? Trajneri ka të drejt. Jam mjaft i pahijshëm, nuk jam bukurosh, por jam interesant. Gruaja ime? Nuk mendoj se sheh mirë derisa më ka zgjedhur mua (qeshet). Jemi rritur së bashku, jemi bashkë qe 8 vjet. Unë e kam publikun tim dhe fansat e mi (qeshet)”, deklaroi përfaqësuesi kosovar në një intervistë për mediumin spanjoll “Radioestadio”.

Muriqi ndër të tjera ka folur për të kaluarën e tij të vështirë, për luftën në Kosovë që e përjetoi, për punën e kamerierit që e ka bërë dhe për eksperiencat si futbollist.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img