Site icon PrishtinaPress

Muriqi do të mungojë dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq

Vedat Muriqi do të mungojë për dy ndeshjet e radhës, pasi është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën e së hënës ndaj Elches.

Lojtari luajti rrezikshëm në zonë dhe u përjashtua nga loja.

Si pasojë e këtij veprimi sulmuesi do të mungojë në ndeshjen ndaj Real Sociedad dhe Sevilla.

Muriqi po shkëlqen në këtë sezon ku shënoi katër gola në nëntë ndeshje në La liga./Prishtinapress/

Exit mobile version