Galatasaray nuk e di ende se cili lojtar do t’i prijë sulmit të ekipit të tij në sezonin 2023/24.
Gjiganti turk mbeti mjaft i kënaqur me paraqitjet e Mauro Icardit në edicionin e fundit ku ky ekip u shpall kampion i Turqisë.
Sidoqoftë, sulmuesi argjentinas ishte i huazuar në Stamboll nga Paris Saint-Germaini dhe po flitet se do të largohet prej aty për t’u rikthyer eventualisht në Itali, ku e pëlqen Milani.
E ndërkohë, Galata e ka alternativën e ish-sulmuesit të Sampdorias dhe Interit.
Sipas mediave turke, nëse kampioni aktual i këtij shteti nuk arrin ta bind Icardin të qëndrojë në këtë ekip, atëherë do t’ia mësojë sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.
“Pirati” shkëlqeu në La Liga në sezonin e fundit duke i realizuar 15 gola dhe duke e ndihmuar Mallorcan të mbetet në ligë.
Klubi ishullor spanjoll thuhet se i kërkon së paku 10 milionë euro për kartonin e 29 vjeçarit.
Prizrenasi kishte luajtur me sukses në Turqi, mbi të gjitha me ekipet Rizespor dhe Fenerbahçe dhe kur ishte pjesë e Lazios nuk e kishte përjashtuar mundësinë që në një të ardhme të rikthehej në Turqi, aty ku ndihet si në shtëpi.
Sulmuesin shtatlartë e duan edhe klube të ndryshme të La Ligas, të Premierligës dhe në Serie A.
Nëse Mallorca e merr një ofertë të kënaqshme atëherë mund të heq dorë nga lojtari i saj kryesor, i cili nga ana e tij është shprehur i lumtur në këtë klub, ku pëlqehet shumë nga tifozët.