Portieri kosovar mund t’ia shohë hairin lëndimit të fundit të portierit të parë, brazilianit Ederson
Arijanet Muriç mund të debutojë këtë fundjavë në Premierligën angleze.
Në fakt, portieri i parë i Manchester Cityt, Ederson ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit dhe nuk dihet ende nëse do të jetë i gatshëm për duelin me “Gunners”.
Prandaj, për çdo rast në dispozicion është portieri shqiptar nga Mali i Zi, i cili është portieri i dytë i “Citizens”.
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës e ka arsyetuar besimin e dhënë nga trajneri Pep Guardiola në ndeshjet e kupës, prandaj trajneri spanjoll nuk do të kishte frikë t’ia besojë atij pozitën e portierit edhe në një ndeshje të rëndësishme si ajo me Arsenalin e Granit Xhakës e Shkodran Mustafit.