I lartë dy metra dhe i një gjatësie prej më shumë se 20 metra, një mur betoni ka ndarë fizikisht qytetin e Mitrovicës.
I papritur dhe i papranueshëm për banorët shqiptarë të Mitrovicës, ai po shihet si akti që e finalizon ndarjen e qytetit dhe shtetit.
Fajin kryesor për këtë gjë ata ia lënë udhëheqësve kosovarë që nuk e ndaluan ndarjen atëherë kur kishin mundësi. /Tribuna Channel/