Arijanet Muriç po e bind çdo ditë e më shumë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola
Arijanet Muriç po shfaq siguri në portën e Manchester Cityt sa herë që i jepet rasti,
Portieri kosovar ishte titullar në ndeshjen e “Citizens” ndaj Burton Albionit në gjysmëfinale të Carabao Cup dhe e mbylli ndeshjen i pamposhtur, në fitoren e thellë 9:0.
Humbja e Claudio Bravos, i cili ishte lënduar, ia ka hapur rrugën portierit të akademisë.
Tabloidi britanik “The Sun” ia ka kushtuar një shkrim portierit shqiptar nga Mali i Zi, i cili vendosi ta përfaqësojë Kosovën.
Kush është Aro Muriç dhe nga cili vend vjen ai?
Aro (shkurtesa e emrit Arijanet) Muriç ka tri nënshtetësi të ndryshme. Ai është lindur në Zurich të Zvicrës nga prindërt shqiptarë nga Mali i Zi.
Portieri i ka zhvilluar dy ndeshje me ekipin U-21 të Malit të Zi dhe në të dyja rastet ishte përjashtuar nga loja.
Në ndeshjen e parë, kundër Bosnje e Hercegovinës, ai ishte nxjerrë nga loja me karton të kuq pasi e kishte prekur topin me dorë jashtë 16 metërshit dhe në rastin e dytë, kundër Sllovenisë, ishte përjashtuar pasi e kishte goditur me kokë kundërshtarin.
Pasi kishte dështuar të ftohej nga Përfaqësuesja A e Malit të Zi, 19 vjeçari vendosi t’i thotë “PO” Kosovës.
Muriç e bëri debutimin me “Dardanët” në ndeshje me Azerbajxhanin, ndërsa pritet të mbrojë për Verdhekaltrit edhe në kualifikimet e “Euro 2020”, përcjell prishtinapress.eu
Prej nga e ka transferuar City portierin Aro Muriç?
Aro Muriç ka luajtur për akademinë e klubit futbollit zviceran, FC Zurich para se të lëvizte drejt rivalëve të Grasshoppers.
Në korrik 2017 ai nënshkroi kontratë trivjeçare me Cityn dhe menjëherë u huazua tek ekipi NAC Breda, por e zhvilloi vetëm një ndeshje me skuadrën holandeze sezonin e kaluar.
Sidoqoftë, Muriç e impresionoi trajnerin Pep Guardiola javët e kaluara duke e kaluar Daniel Grimshaë për t’u bërë portieri i dytë i “Citizens”.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/muri-i-cityt-614378/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright