1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Murati thotë se buxheti për arsim është rritur për 20% dhe për shëndetësi 25%

Qeveria e Kosovës sot e ka miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 me vlerën e përgjithshme prej 3 miliardë e 314 milionë eurosh.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka thënë se për vitin tjetër është rritur buxheti për fushën e arsimit për 20 për qind si dhe për atë të shëndetësisë për 25 për qind, raporton Klan Kosova.

“Sa i përket fushës së arsimit edhe këtu ka një rritje të theksuar e cila kryesisht është shpërndarë në nivelin komunal”, ka thënë Murati.

“Meqenëse arsimi fillor apo parauniversitar kryesisht është kompetencë e nivelit komunal edhe këtu ka pasur pra një rritje prej 20% për komplet sektorin si dhe po ashtu edhe për ShSKUK-në, pra në fushën e shëndetësisë rritja është 25% e buxhetit krahasuar me vitin 2023”, ka shtuar ministri Hekuran Murati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img