-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Murati thotë se arkat fiskale po bëhen digjitale: Biznesi duhet të ketë vetëm një kompjuter dhe një printer termik

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se arkat fiskale po bëhen digjitale.

“Tash e sa kohë kemi punuar që të ndryshojmë sistemin e arkave fiskale, nga ato hardwerike siç është aktualisht, në arka fiskale softwerike apo dixhitale. Sot e bëmë edhe lansimin e sistemit të ri, duke demonstruar edhe live se si funksionon.”

Murati ka shtuar se mjafton një kompjuter ose llaptop dhe një printer termik që biznesi të mund të lëshojë kuponë fiskalë, pa pasur nevoje të blihen arka fiskale të shtrenjta.

“Sistemi i ri që kemi ndërtuar mundëson komunikimin me ofruesit e softëerit përmes API, që nënkupton hapjen e tregut, pra më shumë konkurrencë dhe rrjedhimisht edhe kosto shumë më të lirë të operimit. Pra, mjafton një laptop/kompjuter, dhe një printer termik, që një biznes të mund të lëshojë kuponë fiskalë, pa pasur nevojë të blihen arka fiskale të shtrenjta.”

“Sistemi i ri gjithashtu mundëson komunikimin edhe me aplikacion që skanon QR kodin e secilit kupon fiskal, duke hapur rrugë për skema të ndryshme nxitëse që shpërblejnë qytetarët të cilët marrin kuponin fiskal.”

Ai ka thënë se do të bëhet plotësimi i udhëzimit administrativ për të mundësuar fillimin e pilotimit me sistemin e ri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img