-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Murati reagon pas dënimit të Shalës: Edhe një përpjekje për goditjen e UÇK-së

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj Pjetër Shalës, që u dënua me 18 vjet burgim.

Sipas Muratit, kjo është edhe një përpjekje për goditjen e UÇK-së.

E plotë:

Dhomat e Specializuara në Hagë sot dënuan bashkëluftëtarin Pjetër Shalën me 18 vite burgim. Edhe një përpjekje për goditjen e UÇK-së dhe kontribuesve të luftës çlirimtare. Dhe përderisa këto dënime të padrejta po bien mbi barrën e të dënuarve padrejtësisht dhe familjeve të tyre, UÇK-ja dhe lufta çlirimtare e popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës, kaherë kanë kaluar gjykimin e Gjykatës së Historisë. Gjeneratat e ardhshme do të jetojnë me lavdinë e kësaj lufte për liri dhe krenar me vlerësimin e gjykatës së përjetshme asaj të historisë njerëzore, paçka që ne po duhet të jetojmë në kohën e kësaj gjykate të përkohshme absurde qoftë në planin juridik, e po ashtu në atë politik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img