Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit ka punuar në zhvillim të ekonomisë së Kosovës.
Në interpelancën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për të raportuar, ai ka theksuar se është e pavërtetë që është rritur numri i papunësisë në vend.
“Deputeti Besnik Tahiri tha se Kosova ka rënien më të ulët ekonomike në histori, nuk e di çfarë ka dashtë të nënkuptoj me këtë. Rritja ekonomike vitin e kaluar ka qenë 3.5 përqind, ndërkaq para dy vjetëve kishim rritje të ekonomisë me 10.7 përqind”.
“Ngadalësimi ekonomik ndodhi jo vetëm në Kosovë por në tërë botën për shkak se gjërat kanë dalë jashtë kontrollit. Patëm një luftë në Ukrainë dhe një shkallë të lartë të inflacionit që këtë problem e ka gjithë globi, ShBA-ja edhe shtetet e tjera që tani po mundohen ta luftojnë këtë duke rritur normat e interesit përmes bankave të tyre shtetërore”.
“Kemi çmimet e ulëta si të naftës, grurit e atë të energjisë. Kemi pasur pakot mbështetëse më të lartat në rajon që kanë fituar të gjithë qytetarët prej tyre”, ka thënë Murati.