9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Murati publikon listën e bizneseve që përfituan më së shumti nga Pakoja e Rimëkëmbjes që u shpërnda nga Qeveria Hoti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka publikuar listën e bizneseve të cilët kanë marrë më shumë nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, në vlerë prej 60 milionë euro të shpërndarë nga Qeveria Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka bërë të ditur emrat e 50 bizneseve që përfituan nga kjo Pako.

“50 bizneset që përfituan më së shumti nga Pako e Rimëkëmbjes prej 60 milionë euro shpërndarë nga Qeveria e kaluar, në tetor të vitit 2020. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë nga Qeveria e kaluar në tetor të vitit 2020”, shkruan Murati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img