Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një videoadresimi ka pretenduar se Banka Zhvillimore – që kishte qenë një nga kryezotimet e Vetëvendosjes për këtë mandat – “po bëhet realitet”.
Murati tha se në Uashington ka biseduar me Bankën Botërore që Banka Zhvillimore të mund të themelohet në Kosovë.
Postimi i Muratit:
Banka Zhvillimore po bëhet realitet!
Njëra nga temat e diskutuara me Bankën Botërore gjatë takimeve vjetore në Washington DC, ishte edhe mundësia e mbështetjes nga ana e tyre për themelimin e Bankës Zhvillimore të Kosovës.
Mbështetja nga Banka Botërore parashihet të vijë në kuadër të projektit për avancimin e sektorit financiar në Kosovë, projekt i cili pritet të kap vlerën rreth 50 milionë euro.
Banka Zhvillimore do të mundësojë financimin e projekteve zhvillimore si dhe mbështetjen e sektorëve strategjikë siç janë energjia e ripërtërishme, prodhimi dhe eksporti, bujqësia etj.
Qeveria për zhvillim të qëndrueshëm!