Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shkruar se opozitës nuk i intereson qytetari e as shteti.
Këtë pretendim ai e bazon me atë që thotë opozita e pamundësoi kuorumin dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit pa kurrfarë arsye.
Ndërkaq Murati shton se në të kaluarën opozita alarmonte që po humbin mjetet e Trustit Pensional.
”Para disa muajsh opozita bënte alarm e shpërndante panik se si gjoja mjetet e Trustit po rrezikoheshin për shkak të mungesës së bordit. E njëjta opozitë sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet pamundëson kuorumin dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit pa kurrfarë arsye. Kjo është vetëm dëshmia e radhës se kjo opozitë nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti. Halli është tjeter kund”, ka shkruar Murati në Facebook.