Site icon PrishtinaPress

Murati pas reagimit të DASH-it për aksionin në veri: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pas mbledhjes së Qeverisë, në konferencën që u mbajt ka folur për aksionin e djeshëm të Policisë në veri të vendit, ku u mbyllën 6 njësi të Bankës Postare Kursimore dhe u konfiskuan 1.6 milionë euro e mbi 74 milionë dinarë. 

Murati ika komentuar edhe reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas të cilit aksioni në veri ishte i pakoordinuar dhe që përshkallëzon tensionet.

Ai tha se nuk është në dijeni për detajet e reagimit, por se sipas tij çdo veprim në veri ishte i bazuar mbi ligjshmërinë.

“Për reagimin e DASH nuk jam në dijeni për detajet megjithatë çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë”, ka thënë Murati.

Exit mobile version