Ministri i Diasporës Valon Murati, ka thënë se një sulm i mundshëm ndaj shtetit të Kosovës prej Serbisë, do të konsiderohej sulm ndaj të gjithë shqiptarëve.
Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ministri është shprehur se Kosova po përballet ndaj provokimeve të njëpasnjëshme të Serbisë dhe ka shanse të ketë një luftë ndonëse thekson, se ajo nuk mund të jetë e madhe.
Ai po ashtu shprehet se përfshirja e Shqipërisë në një konflikt të mundshëm të armatosur, do të ishte më se e prekshme.
“Shqipëria është anëtar i NATO-s, kufiri me Shqipërinë e kemi të hapur, në çfarëdo konflikti të ardhshëm, Shqipëria është shtet i NATO-s implikimi i saj në luftë do të ishte mjaft i mundshëm. Sot ne jemi shtet, dhe do të mund ta thërrisnim një Shqipëri të na ndihmonte”, ka thënë Murati.