Site icon PrishtinaPress

Murati: Ndërkombëtarët ma konfirmuan se marrëveshjet e nënshkruara nuk kanë asnjë pengesë apo bllokim fondesh

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se opozita po bojkoton votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me pretendimet se mjetet financiare nuk mund të shfrytëzohen për shkak të masave që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka thënë se kjo nuk qëndron, pasi sipas tij, partnerët ndërkombëtarë ia kanë konfirmuar se marrëveshjet e nënshkruara nuk kanë asnjë pengesë apo bllokim fondesh.

“Gjatë dy javëve të fundit kam pasur takime me pothuajse të gjithë partnerët e donatorët zhvillimorë, dhe njëra ndër çështjet e ngritura në këto takime ishte pikërisht edhe ky pretendim i opozitës. Ajo çfarë mund të them është se në të gjitha këto takime më është konfirmuar nga partnerët ndërkombëtarë se marrëveshjet që tashmë janë të nënshkruara dhe presin për ratifikim, nuk kanë asnjë pengesë apo bllokim fondesh”, shkroi ai.

Murati u bëri thirrje deputetëve të opozitës të ndryshojnë qëndrim dhe të votojnë për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.

https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10161326690865522?ref=embed_post

Exit mobile version