Kjo pasi kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë të kësaj komune, janë bllokuar. Madje ai ka shtuar se komuna nuk duhet ta mbajë barrën, për shkak të një marrëveshje të cilën duhet ta zbatoj Qeveria e Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë, Murati ka deklaruar se “Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave”.
“Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, ka shkruar ai.