Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se kanë trefishuar numrin e inspektorëve të punës, nga 22 në 60.
Murati në rrjetin e tij në Facebook ka shkruar se numri i inspektorëve do të rritet edhe më tej.
“Edhe një lajm i mirë: Numri i inspektorëve të punës shkon në 60, nga 22 sa ishte. Pra, gati trefishim i numrit, dhe ende do të rritet”, shkruan Murati.
Përpos kësaj, ai ka theksuar se janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve.
“Ka shumë sfida, por gradualisht dhe sigurt po e bëjmë ndryshimin. Vazhdojmë”, shkruan Murati në Facebook.