Site icon PrishtinaPress

Murati, Bajramit: Provo ndonjë drejtim tjetër se ekonomia nuk po të ecë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka thumbuar sërish deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami.
Ai i tha asaj të provojë ndonjë drejtim tjetër, pasi sipas tij, Bajramit “nuk po i ecë ekonomia”.

Murati e ka rishpërndarë grafikonin me shkallën e papunësisë dhe të punësuarve, të bazuar në statistikat e ASK-së, transmeton Klankosova.tv

“Po ta kishte lexuar Hykmetja me kohë atë çfarë kam shkruar para mëse 1 muaji, do ta dinte që viti 2019, si vit zgjedhor ka sezonalitet shkaku deklarimit si të punësuar i komisionerëve e vëzhguesve të angazhuar në procesin zgjedhor”, shkroi Murati.

Sipas shefit “të kuletës së shtetit”, as kësaj radhë nuk ka demantim e as kundërthënie, vetëm shpërfaqje e njohurive të Bajramit, që sipas tij, ‘janë të kufizuara’.

Nga grafikoni i prezantuar nga Hekuran Murati, shkalla e papunësisë në tri vitet e fundit ka rënë në 10.9 për qind, ndërkaq janë shtuar mbi 78 mijë vende të reja të punës.

Exit mobile version