0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

MUP-i serb futet në Kosovë, arreston njerëz e Prishtina s’di gjë?!

Shtetasi i Serbisë me mbiemrin Rogliq, nga qyteti i Çaçakut, që është i dyshuar për një vrasje që ka ndodhur më 24 gusht në Serbi, është arrestuar nga pjesëtarët e MUP-it serb disa ditë më parë, në territorin e Kosovës, afër Leposaviqit, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, në këtë aksion të arrestimit, përveç pjesëtarëve të MUP-it të Serbisë kanë marrë pjesë edhe disa policë të Kosovës.
“Tre persona të dyshuar për vrasje në Serbi, Rogliq, Nenad Kalajxhiq dhe Vlladimir Tripkoviq, me automjetin Golf V ngjyrë hiri dhe me targa CA 058 – CE, duke ikur nga Serbia, kanë hyrë të shtunën mbrëma në territorin e Kosovës. Ata janë ndjekur nga pjesëtarët e MUP-it serb (në rroba civile), të cilët në bashkëpunim me krerët e Policisë së Kosovës në veri, kanë kapur njërin nga të dyshuarit, ndërsa, dy të dyshuarit tjerë kanë arritur të ikin. Në këtë aksion, nga Policia e Kosovës kanë marrë pjesë Zhelko Bojiq, shef i operativës për rajonin e veriut; Millan Ristoviq, shef i njësisë së hetimeve; si dhe Bojan Markoviq, pjesëtar i njësisë së hetimeve në veri. Këta të fundit nuk i kanë informuar fare strukturat udhëheqëse të Policisë në Prishtinë – për aksionin dhe për dorëzimin e të dyshuarit organeve të Serbisë”, kanë thënë burimet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img