Site icon PrishtinaPress

Munishi ironizon: A mund të bëhemi 10 mijë like që Broja të ftohet në Kombëtare

Rron Broja është një prej futbollistëve që duhej ftuar nga Primoz Gliha, sipas Ismet Munishit.

Sot u publikua lista e Kombëtares së Kosovës për tri ndeshjet e këtij muaji, për të cilën sërish pati kritika – shkruan Gazeta Express.

Përveç emrave si Amir Rrahmani e Edon Zhegrova që mungojnë, kritika pati edhe për faktin që nuk u ftua asnjë futbollist i Dritës. Gliha ftoi pesë futbollistë nga Superliga e Kosovës.

Kryetari i klubit gjilanas, Valon Murseli, reagoi pas publikimit të listës. Atij iu bashkua pastaj edhe Ismet Munishi.

Sipas analistit nga emisioni “Favorit” në T7, Rron Broja është futbollisti që duhej ftuar.

Madje, ai në formë ironike në llogarinë e tij shkroi: “A mund të behemi 10 mijë like per Rron Broja të ftohet ne Kombëtare”.

Exit mobile version