Rron Broja është një prej futbollistëve që duhej ftuar nga Primoz Gliha, sipas Ismet Munishit.
Sot u publikua lista e Kombëtares së Kosovës për tri ndeshjet e këtij muaji, për të cilën sërish pati kritika – shkruan Gazeta Express.
Kryetari i klubit gjilanas, Valon Murseli, reagoi pas publikimit të listës. Atij iu bashkua pastaj edhe Ismet Munishi.
Sipas analistit nga emisioni “Favorit” në T7, Rron Broja është futbollisti që duhej ftuar.
Madje, ai në formë ironike në llogarinë e tij shkroi: “A mund të behemi 10 mijë like per Rron Broja të ftohet ne Kombëtare”.