13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Munguan në Komision, Pal Lekaj ia vendos pagat nëpër karrige deputetëve të Vetëvendosjes

Për të gjashtën herë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Kjo pasi deputetët e pozitës përsëri nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e këtij komisioni.

Për këtë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka ndërmarrë një aksion simbolik ndaj mosprezencës së deputetëve të Vetëvendosjes në konstituimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.

Ai ka vendosur në ulëset e deputetëve të munguar nga një letër ku shkruhet paga e tyre që marrin nga Kuvendi i Kosovës, duke marrë për bazë kontekstin nga protesta e policisë që kërkuan paga më të larta e që Qeveria iu përgjigj duke publikuar pagat e tyre me shtesa. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img