0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mungon VV-ja dështon mbledhje e Kryesisë – Tahiri e kritikon pushtetin për joseriozitet

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në mbledhje nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, por as ata të LDK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kjo dëshmon se pushteti është jo serioz karshi deputetëve e qytetarëve.

Madje ai tha se kjo është e dëmshme për vendin dhe se po dëshmohet se pa opozitën shumë procese nuk po mund të kalohen, duke përmendur reformën zgjedhore.

“Nuk arriti të mbahet mbledhja, nuk ishin përfaqësues të pozitës, ishte një dështim i mbledhjes së Kryesisë. Nuk po arrijnë që të bëjnë shumicën as në kryesi as në Kuvend. Dështimi është i dëmshëm, ne jemi pakica në atë kuvend, megjithatë kemi luajtur rol të rëndësishëm. Përmbyllëm reformën zgjedhore, për shtet muaj si deputetët arritëm me përmbyll një proces të rëndësishëm”.

“Paisjet, ky është një skandal në vete, Kuvendi nuk e ka asnjë statistikë se si kanë votuar, ekziston numri total, mirëpo nëse duhet të dihet si ka votuar një grup nuk dihet se qysh kanë votuar, kjo është mjerim, është tmerr, është katastrofë, kjo i ka konvertuar pushtetit duke lënë mjegull”.

Ai ka uruar edhe 12 qershorin Ditën e Çlirimit, duke shprehur mirënjohje për të gjithë të rënët për liri.

“Urime dita e çlirimit, një ditë kur fillojë një rilindje për qytetarët gjithashtu shpreh mirënjohjen për sakrificën, edhe ushtarët e UÇK-së që dhanë jetën për këtë ditë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img