Për shkak të mungesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në rend dite ishte hartimi i listës së dëshmitarëve për intervistim por që dështoi për mungesë kuorumi.
Të pranishëm ishin vetëm anëtarët nga radhët e partive opozitare, raporton EO.
“Kemi ardhur për shkak se është caktuar koha dhe ora ashtu siç është me rregullore të Kuvendit të Kosovës. Përmes një shkrimi në një grup (në rrjetet sociale) që e kemi bërë për arsye të ndryshme nuk janë ardhur”, u shpreh kryetarja e këtij komisioni, Time Kadriaj.