Për shkak se prokurori special Shpetim Peci ka njoftuar gjykatën se për arsye shëndetësore nuk mund të jetë i pranishëm është shtyrë gjykimi në rastin ku Skender Fetaj, Ramadan Latifi, Driton Haxhija, Arian Kastrati, Burim Ismajli, Fisnik e Ramadan Ibishi dhe Selatin Hoxha, po akuzohet korrupsion dhe vepra tjera penaleNjë gjë e tillë u bë e ditur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, i njëjti paraprakisht njoftoi se kjo seancë do të mbahej në sesionin e pasdites për shkak se anëtarët e trupit gjykues gjendeshin në një gjykim tjetër.Në këtë rast, dy ish-inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ramadan Ibishi dhe Selatin Hoxha, akuzohen për zbulim të fshehtësisë zyrtare.
Të akuzuarit Skender Fetaj, Ramadan Latifi, Driton Haxhija, Arian Kastrati dhe Burim Ismajli, akuzohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Ramadan Latifi akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.
Ndërkaq, për ndihmë në zbulim të fshehtësisë zyrtare, akuzohet Fisnik Ibishi.Sipas aktakuzës së ngritur më 28 maj 2019, të pandehurit Skender Fetaj, si pronar i biznesit “EGTK II” sh.p.k, Arian Kastrati dhe Driton Haxhija si menaxherë, në bashkëkryerje kanë organizuar ose marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit. Për këtë vepër akuzohen edhe Ramadan Latifi dhe Burim Ismajli. Latifi po akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Ramadan Ibishi dhe Selatin Hoxha akuzohen se në cilësinë e inspektorëve të lartë të Administratës Tatimore të Kosovës, në drejtorinë e lojërave të fatit, iu kanë vënë në dispozicion informatat që janë fshehtësi zyrtare të pandehurve Driton Haxhija dhe menaxherëve të tjerë, duke i njoftuar për aksionet e ATK-së, duke iu mundësuar t’iu ikin kontrolleve në mënyrë që të mos gjobiteshin. Kurse, Fisnik Ibishi, akuzohet se me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Ramadan Ibishi, në kryerjen e veprës penale “zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.