Këtë e konstatoi Policia e Kosovës, që së bashku me ekipet mjekësore ishin në vendin e ngjarjes.
Bind Skeja i cili punon në qendren kosovare për parandalim të vetëvrasjes që quhet “Linja e Jetës”, thotë se nuk ka statistika të sakta për numrin e vetëvrasjeve në Kosovë.
Skeja flet edhe per menyren se si një person me mendime per vetëvrasje përballet me problemin.
Ai ben thirrje qe te gjithë qe perballen me mendime te tilla, te kontaktojnë Linjën e Jetës, e cila është e hapur për t’i ndihmuar ata.
Nga kjo organizatë e konsiderojnë të nevojshëm edhe hartimin e një ligji të ri për shëndet mendor.