Një pacient është detyruar të marrë vetë shërbime mjekësore në mungesë të stafit në qendrën e mjekësisë familjare në Kalabri.
Thotë se kishte pritur rreth 20 minuta për të marrë shërbimin, por asnjë nga punonjësit e kësaj qendre nuk ishte aty në orar pune, raporton KTV.
Madje, edhe pauza zyrtare kishte përfunduar kur Behar Istogu kishte dërguar një kolege pas orës 16 për të lidhur dorën që po i gjakoste nga një aksident.
Por shërbimin e kreu vetë, në mungesë të mjekut.
Shefja e QMF-së Sheri Ibrahimi, thotë se nuk ka ndonjë rast kur nuk mbahet kujdestari, madje edhe gjatë pauzave. Për ngjarjen e së hënës nuk është në dijeni.
Për këtë rast zyrtarë nga komuna e Prishtinës thonë se do të merren masa sipas ligjit.
Ndryshe, Ministria e shëndetësisë në vazhdimësi ka përmendur se puna më e mirë është bërë në kujdesin parësor shëndetësor.
Por, menaxherë të këtyre qendrave shpesh janë ankuar për mungesë stafi.