Një pacient është detyruar të marrë vetë shërbime mjekësore në mungesë të stafit në qendrën e mjekësisë familjare në Kalabri.
Madje, edhe pauza zyrtare kishte përfunduar kur Behar Istogu kishte dërguar një kolege pas orës 16 për të lidhur dorën që po i gjakoste nga një aksident.
Por shërbimin e kreu vetë, në mungesë të mjekut.
Shefja e QMF-së Sheri Ibrahimi, thotë se nuk ka ndonjë rast kur nuk mbahet kujdestari, madje edhe gjatë pauzave. Për ngjarjen e së hënës nuk është në dijeni.
Për këtë rast zyrtarë nga komuna e Prishtinës thonë se do të merren masa sipas ligjit.
Ndryshe, Ministria e shëndetësisë në vazhdimësi ka përmendur se puna më e mirë është bërë në kujdesin parësor shëndetësor.
Por, menaxherë të këtyre qendrave shpesh janë ankuar për mungesë stafi.