Site icon PrishtinaPress

Mungojnë disa barna në Onkologji, ShSKUK thotë se ato s’kanë autorizim

Onkologjia është njëra nga klinikat që po ballafaqohet me problemin e mungesës së barnave. Për këtë së fundmi janë të njoftuar edhe institucionet që bëjnë furnizim me barna, të cilat thonë për Dukagjinin se po kanë telashe me procedurat e blerje së disa barnave që nevojiten për trajtimin e pacientëve me kancer

Nga mëngjesi po qëndron para dyerve të Onkologjisë.

Vedat Dina nga komuna e Rahovecit, ka ardhur në klinikë për të sjellë kunatën e tij që të marrë terapinë e pestë kundër kancerit.

Ndonëse thotë se kujdesi i mantelbardhëve është i mirë, ai tregon se si pasojë e mungesës së barnave, familjes së tij i është dashur t’i blejë disa lloje tash e disa seanca.

“I kemi ble dy barna, menxi i gjeta se ish mungesë. Çka kanë këtu po japin por çka s’kanë po duhet mi ble. Këto dy lloje u dashtë me dalë jashtë spitali mi ble pasi që kishte mungesë të tyre”, ka deklaruar Vedat Dina nga Rahoveci.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurteshi ka thënë se janë mirë të furnizuar,  derisa për disa mungesa ka kërkuar që pyetjet të adresohen te Barnatorja Qendrore e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

E, nga kjo e fundit, janë renditur barnat që mungojnë në klinikë, derisa ka thënë se për sigurimin e tyre po bëhen  shpjeguar arsyen kryesore që po bënë të mos ketë furnizim me disa lloje të barnave.

“Me produktet Ushqim Enteral, tashmë veç se jemi furnizuar, ndërsa për produktet Sunitinib, Erlotinib dhe Bicatulamide jemi në pritje të liferimit nga Operatori Ekonomik. Ndërsa produkti pantoprazol është në procedurë të vlerësimit në zyrën e Prokurimit pasi është produkt që është futur së listën e re esenciale. Produktet tjera janë produkte që nuk kanë Autorizim Marketingu në Republikën e Kosovës dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë jemi në koordinim për zgjidhje alternative të prokurimit për këto produkte”, thuhet nga ShSKUK.

Sipas ShSKUK-së, Onkologjia është e furnizuar me rreth 90 % të produkteve të nevojshme për mbarëvajtjen e punës.

Ndërsa për barnat që mungojnë, Ministria e Shëndetësisë, nuk ka dhënë përgjigje, derisa për listën e barnave esenciale, kjo ministri kishte ndarë rreth 60 milionë euro për vitin 2023. /Dukagjini

Exit mobile version