Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të kalojë Projektligjin për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që në votim morën pjesë vetëm 36 deputetë.
Nga ta 35 vota ishin për 1 kundër dhe asnjë abstenim.
Ky projektligj, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, ka nxitur reagime të shumta.
Me përmbajtjen e projektligjit nuk është pajtuar ambasada amerikanë në Prishtinë. Përmes një reagimi të datës 7 gusht, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka alarmuar për rrezikun që prodhon ligji sa i takon cenimit të lirisë së shprehjes.