1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mungesa e vendkalimit po rrezikon qytetarët në Veternik – mbi 1,300 persona humbën jetën brenda një dekade

Rruga që shpie nga Prishtina në drejtim të Gjilanit, saktësisht në lagjen në Veternik në Prishtinë, paraqet rrezik të madh për qytetarët. Kjo ngaqë, një pjesë e tyre përgjatë ditës kalojnë mbi pengesa për të dalë në anën tjetër të rrugës, sepse nuk ka vendkalim për këmbësorë.

E numri i aksidenteve që ndodhin në këtë rrugë, nuk është i vogël, shkaku i mungesës së mbikalimit apo nënkalimit, të cilat shihen si zgjidhje për këtë rrugë.

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti deklaron se organet kompetente është dashur që të ndërhyjnë sa më parë në rrugën në Veternik dhe jo të pritet që të ndërtohet një mbikalim.

Ahmeti tha se në dhjetë vjetët e fundit, si pasojë e aksidenteve, në këtë rrugë kanë humbur jetën 1 mijë e 317 persona, që është quajtur “Dekada e përgjakshme”.

“Në mungesë të mbikalimit, ndodhin aksidentet për arsye se në të dy anët e rrugës, ka biznese që duhet të ndërlidhen mes vete gjatë tërë ditës, por edhe natën. Si rezultat i kësaj është dashur që organet kompetente të ndërhyjnë sa më parë dhe jo të pritet që të ndërtohet një mbikalim, pastaj për afro 10 kilometra mos të ketë më asnjë ndërtim fare dhe gjendja të jetë e mjerueshme. Arsyeja veç po dihet që këmbësorët nuk kanë mundësi të lëvizin prej njërës anë në anën tjetër të rrugës, dhe si rezultat po ndodhin aksidentet. Për dhjetë vitet e fundit i kemi 1,317 viktima që ka qenë dekada e përgjakshme, është quajtur dhe si rezultat kryesor ka qenë pikërisht shpejtësia e lartë e lëvizjes”, u shpreh Ahmeti.

Sipas tij, zgjidhja për këtë rrugë është dashur të bëhet atëherë kur kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugës dhe jo sipas tij, të merren masa kur të ndodhin aksidente.

“Kjo rrugë është dashur të shkojë paralel. Atëherë kur është bërë zgjerimi i rrugës dhe mbikalim apo nënkalim dhe jo të pritet pasi të na ndodhin disa aksidente, të marrim masa në këtë aspekt. Ne i përshtatemi shpejtësisë së lëvizjes, problemi kryesor është problemi subjektiv, ngasësi ai i cili duhet ta përshtatë shpejtësinë e lëvizjes, e një prej problematikave kryesore është mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes”, tha ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img