2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

​Mungesa e ujit, Prishtina vuan nga keqpërdoruesit dhe kyçjet ilegale

Keqpërdorimi i ujit si dhe mos pagesa e faturave ka detyruar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” që të marr masa ndaj konsumatorëve të saj në disa lokacione të ndryshme në zonën që ofron shërbime. Sipas kompanisë, furnizimi me ujë në Prishtinë mbetet stabil përveç në disa lagje ku po aplikohen reduktimet si dhe në qytetin e Podujevës. Për mungesën e ujit në disa lagje të kryeqytetit qytetarët shprehen të mllefosur me ata që keqpërdorin ujin e pijes.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, deklaron për kp se kërkesat e mëdha për ujë të pijshëm shpeshherë i bëjnë të pamjaftueshme edhe burimet e ujit që janë në dispozicion.

Ajo thotë se me inspektorë kanë identifikuar dhjetëra kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, ndaj të cilëve persona janë marr masa.

“Rritja enorme e kërkesave për ujë të pijshëm shpeshherë i bënë të pamjaftueshëm edhe burimet e ujit që i kemi në dispozicion. Me reduktime tash qyteti i Prishtinës nuk është me përjashtim të lagjes ‘Nic’, ‘Çarshia’ dhe nga ‘Veterniku’, në të njëjtën kohë kemi edhe qytetin e Podujevës… Në të njëjtën kohë kemi një aksion të madh me inspektorë dhe lexues ne terren, jemi duke aplikuar shkyçjen e të gjithë atyre konsumatorëve që nuk paguajnë për shërbime të rrjetit të ujësjellësit çdo herë bazuar në rregulloren bazuar ne fuqi. Jemi duke identifikuar edhe kyçje ilegale në sistemet e rrjetit të ujësjellësit kemi filluar me lagjen ‘Tophane’ me Fushë Kosovën dhe Graçanicën sot jemi në lagjen ‘Matiqan’ në Rrugën B dhe me dhjetëra kyçje ilegale deri më tash i kemi identifikuar në sistemin e rrjetit të ujësjellësit”, është shprehur Mjeku.

Mjeku shtoi se problemi më i madh mbeten kyçjet ilegale pasi dëmtojnë direkt konsumatorët e rregullt me pagesën e faturave. Sipas saj, përmes këtyre kyçjeve, uji i pijes shfrytëzohet për ujitje.

“Kyçjet ilegale më së shumti e rendojnë furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e përgjegjshëm, sidomos ata që janë të rregullt me pagesa dhe që uji e shpenzojnë në mënyrë të drejtë andaj ne jemi në luftë me keqbërësit e ujit me ata të cilët kanë kyçje të shumta ilegale ku përmes tyre i shfrytëzojnë për t’i ujitur kopshtet, oborret dhe trotuaret me ujin e pijshëm që ndoshta dikush sot ne Kosovë apo nëpër botë kanë mungesë të ujit të pijshëm. 03:46 Ne vazhdimisht i kemi ftuar qytetarët që nuk kanë mundësi ekonomike sepse rastet sociale normal nuk mund t’i shkyçim po për ata nuk i kanë kushtet e mira ekonomike kanë mundësi të lehta për të paguar borxhin”, tha Mjeku.

Zona e “Veternikut” është nga më të prekurat nga mungesa e ujit. Qytetarët ankohen se nuk kanë ujë me orë të tëra gjatë ditës dhe kjo tashmë vazhdon prej vitesh.

Ajet Kerolli, qytetar, thotë se ata që ujisin rrugët e trotuaret me ujë të pijes duhet të dënohen pasi janë fajtorë që nuk kanë ujë pjesa tjetër e qytetarëve.

“Kemi mungesë të ujit prej orës 10:00 deri në 12:00 të natës nuk vjen nga s’di sa orë nuk kem verës, dimrit kemi, këtu derdhin ujë pa nevojë. Po duhet më ble ujë janë të dëmshme këtu e kemi gjithë kjo lagje nuk ka ujë sherri i disa njerëzve që derdhin ujë sa të munden nuk i dënon askush, lajnë beton pa nevojë se mos me derdh këta ujë neve na vjen uji. Qytetarët janë fajtorë unë mendoj që qytetarët se mos të lëshojnë çezmën (për ujitje) na kemi ujë gjithmonë, qytetarët janë vetë fajtorë se derdhin ujë sa herë shkoj me ble bukë, sigurisht ka 500 litra kush nuk ju thotë asgjë, që tani lajnë me ujë të pijes uji i pijes nuk derdhet në beton e as lulet nuk ujiten me ujë të pijshëm kështu jemi na vetë. Blejmë ujë edhe me rezervuar qysh të mundemi me ia bërë, fajtorë njerëzit fajtor dhe faktorë këta mos me derdh ujë neve na vjen. Qita 4 muaj nuk kem ujë ka 10 orë e 12 orë se nuk mundet ajo t’i furnizojë edhe me derdh sa duan edhe me la beton e asfalt edhe me na ardhur neve”, tha Kerolli.

EdheAli Kutllovci, tjetër qytetar që jeton në “Veternik” në Prishtinë, thotë se detyrohen të blejnë ujë të pijes. Ai insiston që shteti të dënojë të gjithë ata që keqpërdorin ujin.

“Ne në këtë lagje kemi bajagi probleme sidomos me ujë të pijshëm nuk ka ujë të pijshëm çdo ditë po zgjerohet lagjja ka edhe keqpërdorime të ujit të pijshëm kështu që ndoshta të KRU janë të obliguar me ndalë mirëpo në çdo ditë kemi ndalesa të ujit, uji ndalon nga por 03:00 deri 12:00 nuk kemi asnjë pikë të ujit. Ne i shfrytëzojmë rezervuarët për nevoja personale përndryshe për ujë të pijshëm duhet me ble. Nuk është vetëm ky vit na ndalon ujë , qe disa vite ndodh kjo gjë megjithëse kemi qenë të ngazëlluar se ka pas reshje te shiut ishin të mbushur edhe liqenet por prapë mbetet vetëm dëshira prapë janë ndalesat. Unë jam i bindur se nuk duhet të ketë fare reduktime, por të funksionojë shteti dhe të ndërpriten këto praktika shumë të mbrapshta mos të keqpërdoret uji i pijes”, është shprehur Kutllovci.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se përveç që po inspektohen zona të ndryshme nga inspektorët e saj, do të inspektohen paralelisht edhe konsumatorët e shkyçur si shkak i kyçjeve ilegale nga frika se mos rastësisht janë rikyçur ilegalisht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img