4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Mungesa e turistëve, Rama: Nuk ka turistë kur rrisin çmimet më shumë se Greqia e Turqia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar sot të gjitha shqetësimet për mungesë turistësh në plazhet në jug të vendit duke thënë se vendosin çmime më të larta se Turqia dhe Greqia. 

Gjatë takimit me kryebashkiakët në Pogradec, Rama u shpreh se jemi në mes të “lubive të konkurrencës”, ndërsa theksoi se qershori ishte tepër pozitiv për sezonin turistik ndërsa me ardhjen e korrikut, janë rritur çmimet.

“Niveli i pastrimit është si nata me ditën me vitin e shkuar dhe për shkak të programit të ri që ka bërë qeveria dhe mbështet drejt për drejt Durrësin dhe Kavajën. Edhe në raport me fluksin e jashtëzakonshëm të turistëve. Këtu vlen të vendoset pasqyra përballë të gjithë që janë të interesuar, përballë atyre që kanë infrastruktura hoteliere mes Durrësit dhe Vlorës. Mes Kavajës dhe Dhërmiut. Mes Shëngjinit dhe Drimadhës. Janë dy botë, të parët vazhdojnë rrisin kapacitet, cilësinë e ofertës, rrisin numrin e turistëve. Të dytët ju ka ndodhur një rënie e diellit në kokë e s’kanë marrë në konsideratë faktin se Vlora, Dhërmiu, Drimadha, dhe ndonjë pikë tjetër, pasi Himara është përsëri më mirë, nuk janë ishull i vetmuar në mes të shkretëtirës së Saharasë, por janë pika në zemrën e konkurrencës evropiane që është Mesdheu”, ka thënë Rama.

“Këtu poshtë në Adriatik e Jon, jemi në mes të lubive të kësaj konkurence dhe ndërkohë që Turqia, Greqia në Korrik ofrojnë çmime të arsyeshme në Dhërmi, Vlorë, i çojnë çmimet mbi Turqi e Greqi në korrik e thonë pse s’ka turistë? Si do i kesh, pse? Nëse qershori ishte pozitiv, korriku rriten çmimet e rrinë e ngulin e shkulin çadrat me një grushsht njerëzit atje. Është e kundërta me Durrësin, ku po rritet cilësia e turistit dhe është hapur kanali me vendet nordike, krahas atyre të europës qëndrore”, tha Rama.

Nuk kanë munguar rastet kur qytetarët ankohen për çmimet e larta të restoranteve dhe shezlongeve.

Një rast e bëri të ditur vetë deputeti socialist Erion Braçe, i cili publikoi një listë çmimesh ku thuhej se shalqi për 4 persona kushton 3,000 lekë ndërsa pjepër për 3 persona kushton 2,000 lekë.

Gjithashtu ka qarkulluar në rrjete sociale një fotografi ku duket se turisteve që kanë vënë peshqirin pranë bregdetit, i kërkohet të paguajnë çadrën me shezlong nëse duan të qëndrojnë në plazh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img