A e dini se mungesa e seksit mund të ketë efekte negative në trupin tuaj?
Sipas një studimi, mesatarisht një britanik bën seks 5,778 herë para se të vdes, transmeton Telegrafi.
Por, kjo shifër normalisht se nuk është e njëjtë për gjithsecilin, pasi që disa mund të bëjnë më shumë e disa më pak.
Megjithatë, një gjë është e sigurt: mungesa e seksit është normale, por faktikisht ka edhe efekte negative në trup.
Më poshtë i keni disa prej gjërave të cilat i ndodhin trupit kur nuk bëni mjaftueshëm seks.
1: Zhvillim i ngadaltë i trurit
Seksi i shpeshtë faktikisht mund t’ju bëjë më të mençur me moshën. Dy studime, një nga Oksfordi e tjetri nga universiteti Coventry, kanë zbuluar se ata që bëjnë seks më shpesh, shënojnë pikë më të larta në teste. Një tjetër studim ka zbuluar se seksi i rregullt prodhon qeliza të reja të trurit pas aktit.
2: Do të jeni më pak të stimuluar
Përveç humbjes së lubrifikimit, trupi i femrës mund të ketë probleme edhe me eksitimin apo arritjen e orgazmës si pasojë e mungesës së seksit.
3: Më shumë stres
Ndoshta jeni duke u ndjerë të stresuar me gjërat në punë apo me diçka tjetër, por hulumtimet tregojnë se aksioni nën çarçafë mund t’ju ndihmojë ta ulni stresin. Seksi i rritë nivelet e endorfineve dhe hormonin oxitocin që prodhohet nga truri, e që i redukton efektet e kortizolit (hormonit të stresit).
4: Meshkujt e kanë më të vështirë arritjen e ereksionit
Meshkujt që kanë mungesë seksi mund të jenë duke e dëmtuar të ardhmen e tyre seksuale. Një studim amerikan ka zbuluar se meshkujt të cilët nuk bëjnë seks shpesh priren të kenë probleme me ereksion.
5: Sistemi i imunitetit bie
Sistemi i imunitetit forcohet dukshëm nga seksi. Kjo për shkak se imunoglobulina A prodhohet gjatë seksit, e cila është antitrup që i lufton sëmundjet.
6: Mungesa e seksit sjell sëmundje të zemrës
Një studim ka zbuluar se duke bërë seks dy herë në javë, meshkujt kanë dyfish më pak rrezik të kenë artere të bllokuara. Besohet se meshkujt që kanë aktivitet të rregullt seksual kanë qarkullim më të mirë dhe enë më të shëndetshme të gjakut.
7: Femrave u rriten dhimbjet e periodave
Seksi gjatë periodave mund t’i lehtësojë dhimbjet menstruale për femrat.
8: Më pak lubrifikim
Vagjina mund të ketë probleme të lubrifikohet nëse ka mungesë seksi. Kjo ndodh për shkak të mungesës së hormonit estrogjen.
9: Rritet rreziku i kancerit në pankreas
Sipas një studimi në Amerikë, meshkujt që ejakulojnë 21 apo më shumë herë kanë 33% rrezik më të ulët të zhvillojnë kancer. Kjo për shkak se orgazma i zvogëlon rreziqet duke e ulur stresin dhe duke e rregulluar metabolizmin e qelizave.
10: Porno-filmat mund të mos ju ndihmojnë
Meshkujt në vitet e fundit të adoleshencës dhe në vitet e hershme të 20’ta mund të vuajnë nga probleme të moshës së mesme nëse shikojnë porno-filma. Ekspertët thonë se filmat e tillë mund ta bëjnë mashkullin të ndihet më pak i eksituar në dhomë.