Postime të tilla në rrjete sociale janë të shpeshta.
Shumë qytetarë u detyruan që në këtë formë të kërkojnë dhurues vullnetarë të gjakut për personat në nevojë.
Kjo pasi që rezervat e gjakut në Spitale e Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut nuk ishin të bollshme.
Një lajm i tillë detyroi Xhemajl Ukajn që të paraqitet vullnetarisht për të dhuruar gjak.
60 vjecari i cili erdhi për pushime në Kosovë, pati edhe një apel për gjithë qytetarët.
Nderkohe, nga Qendra Kombëtarë për Transfuzionin e Gjakut tregojnë pse janë zvogëluar rezervat e gjakut.
Maliqi tutje bën të ditur se ka pasur mungesë të grupit 0 negativ dhe B negativ kryesisht pas kërkesës së madhe nga klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Dhurimi i një doze gjaku zgjat rreth 15 minuta, ndërkaq Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë është e hapur çdo ditë pune nga ora 8:00 deri 18:00, ndërsa gjatë fundjavës nga 09:00 deri 16:00. /T7