Pas dy barazimeve radhazi, ndaj Liverpoolit dhe ëest Ham Unitedit, Arsenali synon sonte që të kthehet te fitorja në Premierligë për të vazhduar garën për titullin e kampionit.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e pret Southamptonin në “Emirates Stadium”. Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, teksa i takon javës së 32-të, shkruan Gazeta Express.
Granit Xhaka nuk do t’i mungojë sonte londinezëve, shkaku i gjendjes jo të mirë shëndetësore.
“Granit Xhaka humbet ndeshjen e sotme për shkak të sëmundjes”, thuhet një njoftim të shkurtër të lëshuar nga Arsenali.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e këtij sezoni në Premierligë në të cilën do të mungojë mesfushori nga Kosova.
30-vjeçari është paraqitur në 31 ndeshjet e deritanishme të “Topçinjve”, teksa ka kontribuar me pesë gola dhe pesë asistime.