-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mungesa e librave shqip, sfidë për gjimnazistët e Luginës

Në Luginën e Preshevës janë katër shkolla të mesme në gjuhën shqipe, por nxënësit shqiptarë vazhdojnë të kenë probleme me tekstet në gjuhen amtare. Në Luginë kërkojnë të gjendet një zgjidhje mes dy qeverive, Kosovës dhe Serbisë, për tekstet dhe planprogramet.

Ajan Hajrullahu nga Presheva është fitues i shumë çmimeve në gara shkencore, e të fundit e ka fituar në matematikë. Ai sapo ka përfunduar shkollën fillore. Tregon se pavarësisht sukseseve, ka pasur sfida të mëdha, për shkak të mungesës së teksteve në gjuhën shqipe.

Ai thotë se për t’i arritur këto rezultate është dashur shumë angazhim. “Më është dashur të mësoj”, thotë ai.

Edhe mësimdhënësit në shkollat e mesme shqipe në Luginën e Preshevës kanë vështirësi në mungesë të librave në gjuhën shqipe, sepse ata nga gjuha serbe duhet t’i përshtatin me planprogramin.

Shpresa Abdullahu është profesoreshë në shkollën e mesme teknike “Presheva”. Ajo thotë se ka vështirësi të mëdha edhe për mësimdhënës mungesa e teksteve shkollore në gjuhen shqipe, derisa thotë se ka shumë nxënës të mirë.

E drejtori i gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë, Nadër Sadiku, i tha RTK-së se gjasat janë vogla për furnizim me tekste shkollore, pa një marrëveshje mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Serbisë,

“Duhet një marrëveshje mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e testeve, në mënyrë që edhe planprogrami të përshtatet”, tha ai.

RTK-ja e ka pyetur Ministrinë e Arsimit në Kosovë lidhur me mundësinë e furnizimit me tekste shkollore në gjuhën shqipe të shkollave të mesme në Preshevë, por gjatë ditës nga MASHTI nuk kanë kthyer përgjigje. Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka financuar Luginën e Preshevës për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e shkollave fillore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img