Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa ka dështuar të mbahet pasi që nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm për ta mbajtur atë.
Ky komision ka pasur që të diskutojë për një varg pikash ndërsa njëra ndër to ka qenë edhe shqyrtimi i rekomandimeve rreth pagave të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Komisioni ka vendosur që mbledhja me pikat e njëjta të mbahet nesër në orën 11:00.