Edhe pse vitet kalojnë, në Kosovë vështirë tëkrijohet një baraspeshë në mes të kërkesës dheofertës në potencialin e fuqisë punëtore dhemundësisë që ka vendi.
Në fillim të viteve të pasluftës, fuqia punëtore ishtenjë mundësi shumë e madhe për t’a shfrytëzuar sikapacitetet.
Këtë mundësi dhe begati që kishte vendi u shfrytëzua por jo në mënyrën e duhur.
Ajo u nëpërkëmbë dhe u njollos, duke e shfrytëzuarsi në kohën e “skllavërisë”, duke mos çarë fare kokën për mirëqenien e tyre dhe kontributin e tyrenë raport me fitimet e tyre, por njëherësh edhekontributin në rritjen dhe zhvillimin e vendit siekonomi në sferat e përgjithshme.
Kohë pas kohe, vendi ka arritur në një stad tjetër.Jemi dëshmitarë të gjithë, pa marrë shembuj më largse vendet për rreth, me problemet e shpopullimitdhe mungesën e fuqisë punëtore. Kjo gjendje jo e mirë siq duket do t’a atakojë edhe vendin tonë.
Shohim përditë e më shumë kërkesat për fuqipunëtore në sferën e ndërtimit, gastronomisë dheshërbimeve hoteliere, përpunimit të drurit, infermierisë dhe shëndetësisë në përgjithësi dheshumë të tjera pa i përmendur një nga një.
Fuqia punëtore e nëpërkëmbur më pare, tani kaarritur në një moment që të zgjedhë dhe të kërkojëkushte dhe pagesa dinjitoze.
Askush më nuk do të mund të njollos dinjitetin e askujt, të mos paguajë për punët e bëra.
Mungesa e fuqisë punëtore do t’i shkaktojë pengesanë kontinuitet zhvillimit ekonomik të Kosovës. Pengesat do të jenë në të gjitha sferat e jetës. Kydeformim në zhvillim të vendit do të jetë vështirë e riparueshme për një kohë të shkurtër.
Ky problem i mungesës së fuqisë punëtore do tërritet pas hapjes së kufijve (liberalizimit të vizave), përveç nëse vendi fillon të importojë punëtore ngavendet e lindjes, sikurse Shqipëria që veçse kafilluar.
Do të jeni i privilegjuar nëse do të jeni i papunë nënjë kohë të afërt.
Autor: Msc. Skender Berisha