Site icon PrishtinaPress

Mundësia për zgjedhje, Bajqinovci ironizon me opozitën: PDK e LDK e mbërrijnë AAK-në me numra, VV’ja fiton 55%

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci në një intervistë për GazetaBlic ka kritikuar qasjen e opozitës karshi pushtetit, teksa ka folur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, përfshirë këtu edhe mocionin e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.Bajqinovci thotë se këto parti pa Listën Serbe janë minore.

“Partitë opozitare janë hajgaregjike, për shembull ne kemi parti që mezi kanë hyrë në Kuvend që i kanë 7,8 deputetë dhe kërkojnë mocion, por nëse e marrin Listën Serbe ndoshta mund t’i kenë 52 deputetë. Pa Listën Serbe këto janë parti minore brenda Kuvendit”, tha Bajqinovci.

Sipas Bajqinovcit, është e pamundur të rrëzohet Qeveria për shkak se opozita nuk i ka votat për ta bërë një gjë të tillë.

Ai thotë se opozita po merret vetëm me çështje koti.“Kurti e ka fuqinë shumë më të madhe në opinionin publik. Në sondazhin e fundit ka dalë 49% pa mërgatën, llogariteni se çfarë do të ndodhte po ta rrëzonin Qeverinë Kurti për të cilën nuk kanë mundësi, sepse s’i kanë votat”, tha ai.

“Këto parti politike nuk kanë ndonjë agjendë të caktuar ku do të mund të përformonin mirë, opozita ka performuar keq dhe që dy vjet po merret veç me çështje koti”, shtoi ai.Bajqinovci thotë me bindje të plotë se VV’ja do t’i fitonte mbi 55% të votave nëse vendi do të shkonte në zgjedhje gjatë kësaj vere. Teksa shton se, PDK dhe LDK do ta mbërrinin AAK-në me numra.

“Nëse do të rrëzohej Qeveria Kurti, PDK dhe LDK do të mbërrinin AAK-në me numra. Nëse vendi do të shkonte në zgjedhje gjatë kësaj vere, unë mendoj se ne nuk do t’i fitojmë 50.3 %, por ne do të shkojmë mbi 55%. Këtë e thonë sondazhet e fundit që i ka bërë opozita”, tha Bajqinovci për GazetaBlic.

Exit mobile version