Site icon PrishtinaPress

Mundësi për shqiptarët, Italia do të punësojë 452 mijë punëtorë të huaj

Italia ka nevojë për punëtorë të huaj. Vështirësitë që po has sektori i bujqësisë dhe ai i turizmit për mungesë të krahut të punës, kanë shtyrë qeverinë italiane të aprovojë draftin i cili parashikon që në tre vjeçarin 2023- 2024-2025 të punësoj 452 mijë punëtorë të huaj.

Drafti i cili titullohet “Programimi i fluksit të hyrjes së ligjshme në Itali të punëtorëve të huaj”, parashikon punësimin e 136 mijë të huajve përgjatë vitit 2023, 151 mijë më vitin 2024 e 165 mijë më 2025,

Sipas ekspertëve Italia ka nevojë për mbi 830 mijë fuqi punëtore e ky draft i hartuar nga qeveria Meloni, përpiqet të jetë një ndihmë për sipërmarrësit e për ekonominë italiane.

Më 2022 Italia aprovoi hyrjen e rreth 40 mijë punëtorëve të huaj mes të cilëve mijëra shqiptarë e ky vendim i ri do të jetë një tjetër mundësi për ata shqiptarë të tjerë që duan të punojnë në Itali me kushtet e parashikuara nga ky draft.


Aplikimet e punësimit në Itali do të autorizohen nga organizatat e punës më përfaqësuese në nivel kombëtar që do të merren me mbikëqyrjen e rekrutimin e punëtorëve deri në nënshkrimin e kontratave të punësimit me ta.

Përveç dy sektorëve më alarmues për mungesë fuqie punëtorë si turizmi e bujqësia, vendimi i qeverisë italiane parashikon punësime dhe në fushën e asistencës familjare, social-shëndetësore, autotransport mallrash, ndërtim, për figura profesionale si elektricistë e hidraulikë si dhe në kantiere detare.

Exit mobile version