Site icon PrishtinaPress

Mundësi e Bursave: Deri në 45 bursa të plota për programe master në Universitetet e BE-së

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, kanë njoftuar se është hapur konkursit për Raundin XIII të aplikimit për ‘Young Cell Scheme’, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë.

Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e premte, 2 dhjetor 2022 deri të martën, 27 dhjetor 2022.

Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë në Programe Master një ose dy vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është gjuha angleze, do të ofroj deri në 45 bursa të plota.

Sipas njoftimit të BE-së, ‘Kjo ftesë do të jetë e hapur për popullatën e përgjithshme dhe shërbyesit civil dhe për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, administratë publike, menaxhim i resurseve humane, ekonomik, financa, menaxhment, energji, mjedis dhe ndryshime klimatike, transport, shkenca të aplikuara dhe shkenca shoqërore dhe fusha të tjera akademike.’

Bursat mbulojnë të gjitha shpenzimet për të jetuar dhe studiuar në program një apo dy vjeçar në universitetet prestigjioze Evropiane.

Për më shumë informacione, kliko këtu.

https://ycskosovo.org/index.php/en/round-xiii

Exit mobile version