Site icon PrishtinaPress

“Mund të ketë përshkallëzim të situatës në veri”

Më 21 prill skadon afati i Marrëveshjes së përkohshme për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë. Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se mund të ketë përshkallëzim të situatës.

Në emisionin Pressing në T7, Shala shpjegon edhe arsye të tjera që mund të ndikojnë në tensione.

“Është përfolur shumë se do të ketë incidente dhe skenarë të ndryshëm”, thotë Shala.

A do të ketë eskalim të situatës?

“Në bazë të rrethanave dhe në terren siç po shihen dhe në bazë të informacioneve nga kori diplomatik pritet që në ditët në vijim të ketë përshkallëzim të situatës në qoftë se çështja është si te 21 prilli skadon edhe afati për çështjen e targave”, thekson ai.

Shala tha se lënia jashtë qeverisë serbe e Daciq dhe Vulin do të ketë ndikim edhe në veri.

“Çështja tjetër e cila për mua është shumë shqetësuese është lënia anash e Ivica Daçiqit dhe Aleksandar Vulin nga qeveria. Kjo do të reflektojë në strukturat e sigurisë paralele që operojnë në pjesën veriore sepse ndikimi i Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin në atë pjesë është bukur i theksuar sepse ka një lidhje të drejtpërdrejtë në mes të Radojcic dhe Vulin. Janë bukur ekstrem sa i përket qëndrimeve të tyre dhe një opozitë e re në Beograd mund të afektojë edhe aspektin e Sigurisë”, shpjegoi Shala.

Exit mobile version