Goli i bukur i shënuar nga Lukas Podolksi në ndeshjen lamtumirëse ka bërë bujë në mediat evropiane.
Podolski i dha fund karrierës me Gjermaninë pas 130 ndeshjeve të zhvilluara dhe një Kupe Bote të fituar.
Thomas Muller që luan ndër vite me Lukas Podolskin te Gjermania, ka thënë se Joe Hart ja ka lëshuar golin, normalisht me shaka.
Muller dhe Podolski janë miq të mirë edhe jashtë fushës.
“Është një skenar filmi që nuk mund të ishte shkruar më mirë. Stadiumi u boshatis 10 minuta përpara ndeshjes që të gjithë ta prisnin jashtë. Është një djalë special dhe nuk ndodh që të luash 130 ndeshje në këtë arenë”.
“Do na mungojë në turnetë e ardhshëm. Nuk e di se sa e ka paguar portierin e Anglisë që ta lejonte të shënonte”, tha me humor Muller pas ndeshjes.
https://youtu.be/kx2rD7aFSzQ