1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mulla Osmani i zhgënjyer me Vetëvendosjen: Ruajuni nga ata që fillojnë me V…….

Mulla Osmani i cili është komentuar shumë për fotografinë e tij me Albin Kurti derisa hante pasul, duket se ka filluar të zhgënjehet me Vetëvendosjen.

Mulla Osmani ndonëse nuk e ka cekur direkt emrin e Vetëvendosjes, përmes një tregimi ka bërë apel që të ruhen nga ata që fillojnë me shkronjën V.

Ndonëse, tregimi është publikuar në kohën kur janë bërë publike shpenzimet e deputetëve të VV-së.

Postimi tij:

Dialogu mes profetit Sulejman (a.s.) dhe trumcakut që ka arritur gjer tek ne nëpërmjet gojës së popullit, është shumë domethënës.

Një ditë, Hz. Sulejmani (a.s.) e pati qortuar rëndë trumcakun, prandaj dhe trumcaku e pati kërcënuar:
“Ta shkatërroj mbretërimin!”
Profeti Sulejman (a.s.), duke e nënvleftësuar, e pati pyetur:
“E ku ke ti fuqi për të ma shkatërruar mua mbretërimin?”
Dhe trumcaku i vogël i qe përgjigjur kështu:
“I lag krahët dhe pastaj i fërkoj pas tokës së një VAKFI dhe dheun e ngjitur pas krahëve e lëshoj, pastaj, mbi çatinë e pallatit tënd. Kështu, dheu i VAKFIT mjafton për të ta shkatërruar pallatin tënd!..”
Nga ky rrëfim nxjerrim si mësim se me sa ndjeshmëri dhe kujdes duhet sjellë ndaj mallit të VAKFIT!
Kështu, të parët tanë kanë thënë:
“Ruhuni nga VAV-et, kini frikë nga përgjegjësia”
(Nga shkronjat V:

  1. nga betimi i kotë me: Vallahi,
  2. nga pozita e Valiut-qeveritarit të papërgjegjshëm,
  3. nga të qenët Vasi-trashëgimtar që nuk i zbaton të drejtat e të tjerëve dhe
  4. nga malli i Vakfit të shpenzuar jo sipas qëllimit që sjell një dënim të rëndë.)
    Vepra “Osmanët” të autorit Osman Nuri Topbash

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img