Site icon PrishtinaPress

Muja: Vënia në tavolinë e postit të presidentit, humbje e VV-së përballë LDK-së

Analisti Armend Muja ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe negociatat mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për koalicion qeverisës.

Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se VV dhe LDK po diskutojnë çështjet teknike ndërsa “tema e rënda” sipas tij kanë mbetur për tu diskutuar në fund.

“Pjesa më e vështirë do të filloj tash. Diskutimet do të jenë më të ashpra. Do të ketë pakënaqësi brenda LDK-së. Problemet lidhen rreth postit të presidentit. Është diskutabile se kujt i takon posti i presidentit”, tha Muja, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se hedhja në tavolinë e postit të presidentit do të ishte humbje për Vetëvendosjen.

“Postet ministrore do të ndahen 5 me 5. VV-ja e ka kryeministrin. LDK-së i takon posti i kryeparlamentarit. Por LDK-ja po insiston edhe te posti i presidentit që për mendimin tim do të ishte një ‘pazar’ i madh për LDK-në”.

Muja thotë se establishmenti i vjetër i LDK-së janë të pakënaqur dhe njëri nga dy figurat kyçe mund ta synojë postin e presidentit.

“Pjesa e kënaqur në LDK do të marrin poste ministrore dhe eventualisht kryeparlamentarin”, tha ai.

Analisti thotë se Vetëvendosje me të drejtë mund të mos jetë e kënaqur nesër LDK kërkon edhe presidentin pasi sipas tij ata janë dakorduar më LDK-në se kryeministri del nga zgjedhjet.

Muja ka thënë se qeveria e re në rastin më të mirë mund të formohet deri më 25 dhjetor.

Exit mobile version